PDK themelon nëndegën e parë në Gjermani
BKT
Foto: PDK faqja zyrtare në FB
Lajme

PDK themelon nëndegën e parë në Gjermani

J. Musliu/ RTKlive

Është themeluar nëndega e parë e PDK-së në Gjermani. Ajo tashmë është zyrtarizuar në Regensburg të Gjermanisë.

Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Shqiptar Gubetini. Gjithashtu, është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës së PDK-së për Regensburg me rrethinë. 

Në Kuvendin Zgjedhor morën pjesë anëtarë nga Këshilli Inicues për Bavari dhe Thüringen, përfaqësues nga Këshilli, deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, njëherësh edhe përfaqësues nga Komisioni për Organizim të zgjedhjeve të kësaj partie në mërgatë.

Pjesmarrës në Kuvendin Zgjedhor të nëndegës së PDK-së Regensburg ishin edhe shumë bashkatdhetarë nga fusha të sportit, kulturës, ekonomisë, studentë, etj.


MË SHUME NGA Lajme