11:22 / 03.10.2022
Inzaghi ka nëntë ditë për të shmangur shkarkimin
B. Halimi / RTKlive
Simone Inzaghi verën e kaluar ka vazhduar kontratën me Interin deri në vitin 2024, por siç qëndrojnë gjërat, kjo kontratë nuk do të funksionojë edhe gjatë.
“Gazetta dello Sport” shkruan se Simone Inzaghi është pak ditë larg një vendimi për shkarkim. Sipas këtij burimi, trajneri 46-vjeçar ka nëntë ditë kohë për të mbajtur besimin e drejtuesve të klubit.
Fati i Inzaghit do të bëhet i ditur pas dueleve me Barcelonën në Champions League dhe me Sassuolo në Serie A.
Interi po luan keq këtë sezon. Pas tetë xhirosh zikaltrit janë vetëm në pozitën e nëntë në kampionatin italian, me 12 pikë të fituara. Interi në Serie A ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit.























