Kryeministri Rama mbërrin në Presidencë, takohet me Bajram Begajn
Shqipëri

Kryeministri Rama mbërrin në Presidencë, takohet me Bajram Begajn

RTSH

Kryeministri Edi Rama është takuar në Presidencë me Kreun e Shtetit Bajram Begaj.Kryeministri ka mbërritur pak më parë në ambientet e Presidencës, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e takimit mes Ramës dhe Begajt.

Që pas marrjes së detyrës nga Bajram Begaj, ky është takimi i parë mes Kryeministrit dhe Presidentit. Bajram Begaj ka marrë detyrën si President i Shqipërisë më 24 korrik, duke pasuar në këtë detyrë Ilir Metën, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.


MË SHUME NGA Shqipëri