Mane: Nuk do ta harroj Liverpoolin, po përshtatem te Bayern
BKT
Sport

Mane: Nuk do ta harroj Liverpoolin, po përshtatem te Bayern

Uran Krasniqi/RTKLive

Sadio Mane pasi në afatin kalimtar të fundit lëvizi nga Liverpool tek Bayern Munich ka thënë se ai nuk do ta harrojë kurrë kohën e tij me klubin anglez.

“Sinqerisht, nuk do ta harroj kurrë kohën time atje”, ka thënë Mane për UEFA.com. “Kam mësuar shumë, si njeri dhe si futbollist. Tifozët ishin të mrekullueshëm, njerëzit nga qyteti ishin të mrekullueshëm. Është një klub që do të mbetet në zemrën time përgjithmonë".

Ai është ndalur edhe te situata e ti me klubin e ri gjerman.   

“Të kalosh nga një klub në tjetrin nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë sepse gjithçka ndryshon kaq papritur, njerëzit, stërvitjet, gjithçka. Më duhet të përshtatem. E dija këtë dhe nuk është befasi", është shprehur Mane.

Senegalezi i ishte bashkuar Liverpoolit nga Southampton në vitin 2016.