19:20 / 03.10.2022
Inzaghi: Barcelona ka cilësi, plus e ka Lewandowskin
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, konsideron se skuadra e tij duhet të luajë me agresivitet kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të martën.
Italiani e ka përshkruar Barcelonën si ekip të rrezikshëm
“Është një skuadër e kompletuar, e fortë dhe me shumë cilësi. Ata dinë të bëjnë gjithçka, kanë presing dhe rikuperim të topit. Është një ekip që di të bëjë gjithçka në posedim dhe moszotërim të topit", ka thënë ai. “Barcelona është një ekip shumë i fortë, i kompletuar në të gjitha repartet. Ata kanë shumë cilësi, plus kanë Lewandowskin".
Inzaghi është në thumb të kritikave pas rezultateve jo të mira me Interin në Serie A, ku në fundjavë u mposht në shtëpi nga Roma. Aktualisht Inter gjendet në pozitën e nëntë në tabelë.























