Nagelsmann luan ndaj Plzen, por mendon për Dortmundin
Uran Krasniqi/RTKLive
Julian Nagelsmann po pretendon të fitojë në Champions League kundër Viktoria Plzen, por në të njëjtën kohë po mendon si t`i qaset ndeshjes me Borussia Dortmund në Bundesligë.
“Është e rëndësishme të fitojmë ndeshjen kundër Plzenit në Champions League dhe gjithashtu të menaxhojmë situatën për ndeshjen kundër Dortmundit, ku mund të ketë më shumë presion sesa në Champions League", ka thënë ai. "Plzen pëlqen të luajë në mbrojtje dhe kundërsulm, dhe kjo mund të jetë një sfidë".
Nagelsmann gjithashtu ka njotuar se Kingsley Coman nuk do të luajë kundër Plzen.
Bayern e ka nisur me fitore të njëpasnjëshme sezonin në Champions League, duke fituar ndaj ndaj Interit dhe Barcelonës dhe aktualisht kryeson Grupin C. Por shkëlqimin e Champions League bavarezët nuk e kanë pasur në Bundesligë, prandaj Bayernit do t'i duhet të luajë seriozisht ndaj Dortmundit në ndeshjen që vjen pas Plzen.























