Kryetari i PDK-së e quan përçarës Kurtin
Foto: Memli Krasniqi/Facebook
Lajme

Kryetari i PDK-së e quan përçarës Kurtin

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur ndëshkim diskriminues ndaj mësimdhënësve ndalesën e pagave për ta.

Kreu i PDK-së ka komentuar edhe videon e shpërndarë gjatë ditës nga Vetëvendosje për të cilën thotë se nxitë urrejtje e ndasi.

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!”, ka shkruar Krasniqi.



A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle