Higuain me lot në sy njofton pensionimin nga futbolli
Uran Krasniqi/RTKLive
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain do të pensionohet pas sezonit 2022 pas një karriere prej shtatëmbëdhjetë vitesh, ka njoftuar ai në një konferencë për shtyp të hënën.
“Ka ardhur dita t’i them lamtumirë futbollit, një profesion që më ka dhënë shumë dhe ndihem i privilegjuar që e kam përjetuar me momentet e tij të mira dhe jo aq të mira”, ka thënë ai.
Sulmuesi në nivel klubesh ka qenë pjesë e Real Madridit, Napolit, Juventusit, Milanit, Chelseas e River Plates.
Ai ka luajtur në tre botërorë përfshirë edhe në finalen e vitit 2014
Gjatë karrierës së tij, argjentinasi ka shënuar mbi 300 gola dhe mbi 100 asistime në më shumë se 700 paraqitje.
Aktualisht Higuain luan te Inter Miami në MLS, ku ka realizuar njëzet e shtatë gola dhe katërmbëdhjetë asistime në gjashtëdhjetë e pesë paraqitje.























