Data e zgjedhjeve vendore, Begaj sot takon krerët e partive politike
Shqipëri

Data e zgjedhjeve vendore, Begaj sot takon krerët e partive politike

RTSH

Vendosja e një date për zgjedhjet vendore 2023 ka bërë që presidenti Bajram Begaj të nis konsultat me partitë politike

Gjatë ditës së sotme duke nisur nga ora 13.00 presidenti do të zhvillojë takime me krerët e grupeve parlamentare për t’u konsultuar mbi një datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Begaj do të pres në takim kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj si dhe dy krerët e grupeve të vogla parlamentare Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.


MË SHUME NGA Shqipëri