Zgjedhjet 2023, Rama mbledh kryebashkiakët
Shqipëri

Zgjedhjet 2023, Rama mbledh kryebashkiakët

rtsh.al

Në kuadër të zgjedhjeve vendore 2023, socialistët kanë nisur nga puna për organizimin dhe propozimin e emrave për 61 bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama do të mbledh në Durrës më 7 dhe 8 tetor kryebashkiakët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe pikërisht për të raportuar punën e bërë, por edhe vendosur objektivat që duhen arritur për zgjedhjet e 2023.

Ky takim vjen pas atij të Pogradecit, ku Rama mblodhi kryebashkiakët të cilët raportuan para publikut, për punën e bërë dhe problematikat e hasura në bashkitë që drejtojnë.


MË SHUME NGA Shqipëri