Çekia mbështetje ndaj proceseve integruese të Shqipërisë
Shqipëri

Çekia mbështetje ndaj proceseve integruese të Shqipërisë

ATSH

Me ftesë të kryetarit të komisionit për Çështjet Europiane të Dhomës së Deputetëve të parlamentit të Republikës Çeke, Ondrej Benešik, delegacioni i komisionit për Integrimin Europian i Kuvendit, i kryesuar nga kryetarja Jorida Tabaku, e shoqëruar nga deputetët Gerta Duraku, Kreshnik Çollaku dhe Lavdim Krrashi, zhvilluan ditën e sotme në Pragë një takim të përbashkët me komisionin për Çështjet Europiane dhe komisionin për Politikën e Jashtme të parlamentit të Çekisë.

Kryetarja Tabaku, i shprehu mirënjohjen Benešík për mbështetjen e rikonfirmuar të Çekisë ndaj proceseve integruese të Shqipërisë dhe procesit të zgjerimit në tërësi.

Deputetët çekë vlerësuan punën e komisionit për Integrimin Europian dhe shprehën mbështetjen e vazhdueshme, si dhe forcimin e bashkëpunimit në dimensionin parlamentar dhe shprehën vullnetin për thellimin e mëtejshëm të tyre.


MË SHUME NGA Shqipëri