Zgjedhjet lokale, Partia e Lirisë pa kandidatë?
Foto: RTSH
Shqipëri

Zgjedhjet lokale, Partia e Lirisë pa kandidatë?

rtsh.al

Partia e Lirisë e ish presidentit Ilir Meta tashmë në oppozitë nuk do të ketë kandidatët e saj për bashkitë në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Kryetari i saj Ilir Meta tha se forca e tij politike do të mbështesë ata që do të konsiderohen fitues në Partinë Demokratike. 

Ish-presidenti ka dhënë disa detaje që siç tha edhe vete, nuk jane ende pjesë e një marrëveshje përfundimtare me grupimin e zotit Berisha në PD. 

Kushti i  Partisë së Lirisë është që për këshillat bashkiake mbështetja të shkojë për kandidatët e zotit Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri