23:15 / 04.10.2022
Atletico Madrid kthehet me humbje nga Belgjika
Uran Krasniqi/RTKLive
Club Brugge nuk e ka lejuar Atletico Madridin të kthehet fitues në kryeqytetin spanjoll nga ndeshja e vlefshme pvr Champions League.
Belgët kanë realizuar fitore 2-0.
Sowah dhe Jutgla kanë shënuar për Club Brugge.
Skuadra nga Madridi ka rrezikuar më së shumti me Antoine Greizmann dhe Alvaro Moratan, por pa qenë në gjendje të konkretizojnë për t'u kthyer në lojë.
Pas kësaj ndeshje Club Brugge i prinë grupit, ku ndiqet nga Porto.























