Rama: Ura e Kukësit në Rrugën e Kombit, një spektakël mbresëlënës
BKT
Shqipëri

Rama: Ura e Kukësit në Rrugën e Kombit, një spektakël mbresëlënës

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, në Rrugën e Kombit.

Ai, në një postim në 'Facebook', ka shkruar se kjo urë do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Ura në mbi lumin Drin, në Rrugën e Kombit, do të jetë e varur në 310 metra gjatësi, struktura e saj mbajtëse kryesore do të jetë prej çeliku special, me lartësi 50 metra.


MË SHUME NGA Shqipëri