09:44 / 05.10.2022
Ballkani udhëton për në Turqi, nesër sfidon Sivasspor-in
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sivasspor është sfida e radhës e FC Ballkanit në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, sot ka flutuar’ drejt Turqisë, ku nesër do përballet me skuadrën turke, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës.
Pas disfatës kundër Slavia Pragë dhe barazimit me CFR Cluji, skuadra e Ilir Dajës kërkon fitoren e parë në këtë ligë joshëse evropiane.
Klubi nga Suhareka, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar se ka udhëtuar për në Turqi.
Ndeshja Sivasspor-Ballkani nis në orën 18:45.
























