AKK thirrje Qeverisë: Procedoni me pagat e mësimdhënësve
BKT
Foto: AKK në Facebook
Lajme

AKK thirrje Qeverisë: Procedoni me pagat e mësimdhënësve

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se po përcjellë me kujdes situatën duke pranuar shqetësimet e Komunave, Kryetarëve të Komunave dhe Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal të Arsim, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Bordi i AAK-së thotë se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi.

“MFTP-ja është vetëm ekzekutuese e pagesave, jo edhe ndërmarrëse e veprimeve të njëanshme pa asnjë vendimmarrje të punëdhënësit, në këtë rast Komunave. Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara në ligjet pozitive në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në thirrjen që ky Asociacion i ka bërë Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, asnjëherë deri tash nuk ka ndodhur të ketë ndalesa të pagave të punëtorëve të asnjë sektori me të cilin menaxhojnë komunat, pa veprimin ligjor paraprak të vetë punëdhënësit.

“Bordi i AKK-së i bën thirrje Qeverisë të veprojë urgjentisht në procedimin e pagave sipas akteve ligjore në fuqi dhe të praktikuara deri tani. Komunat e Kosovës, padrejtësisht edhe kësaj radhe po goditen në këtë garë të panevojshme ku humbësit më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës”, thuhet në këtë reagim.

Sipas AKK-së mos ekzekutimi i pagave është qasje e panevojshme dhe nuk shkon në dobi të stabilizimit të procesit arsimor.


MË SHUME NGA Lajme