Flore: Po punohet që Kosovës t`ia zgjidhim çështjen e Kartonit të Gjelbër
BKT
Foto: Fatos Cërvadiku
Lajme

Flore: Po punohet që Kosovës t`ia zgjidhim çështjen e Kartonit të Gjelbër

Fatos Cërvadiku/ RTK

(E plotësuar, ora 11:55) Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku dhe drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore, pas takimit kanë mbajtur konferencë për media.

Mazreku dhe Flore, kanë bërë të ditur nesër (enjte) do të jepen detaje më të reja lidhur me atë se si Kosova do të ec tutje për Kartonin e Gjelbër, raporton RTKlive.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku tha se në takimin me delegacionin nga Brukseli kanë diskutuar për hapat që BKS i ka marrë, për të qenë pjesë e Këshillit të Byrove, përderisa tha se nesër do mbahet konferencë me presidenten e Këshillit të Byrove ku do të jepen më shumë detaje.

Kurse Greet Flore tha se janë duke punuar për të bërë zgjidhje për Kosovën.

 “Jemi duke punuar se si do të arrijmë tek synimi përfundimtar, bashkë jemi duke bashkëpunuar për të dalë tek një zgjidhje që i hapë kufijtë për qytetarët e Kosovës”, tha ajo duke shtuar se nesër do jepen më shumë detaje se si do të ecet tutje.

Drejtoresha e ‘Kartonit të Gjelbër’ fillon vizitën në BKS

Fadil Sertolli / RTKlive

Ka filluar takimi i Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku me drejtoreshën menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore.

Pritet të ketë konferencë për media rreth mundësisë që Kosova do t'i ketë rrugës deri tek fitimi i Kartonit të Gjelbër.

Ndryshe, në muajin korrik të këtij viti, një delegacion nga Kosova udhëhequr nga Guvernatori i BQK-së, kanë vizituar Brukselin, ku janë takuar me zyrtarët e lartë të Këshillit të Byrove nga Brukseli.

Me këtë rast janë diskutuar modalitete se si Kosova të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.


MË SHUME NGA Lajme