AZHBR në konferencën e AFCOS në Bruksel për programin IPARD
BKT
Shqipëri

AZHBR në konferencën e AFCOS në Bruksel për programin IPARD

ATSH

Drejtoresha e AZHBR-së, Eranda Selmanaj, mori pjesë në Konferencën vjetore të AFCOS në Bruksel si institucion implementues i programit IPARD, bashkëfinancuar nga buxheti i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.

Në këtë takim të rëndësishëm merrnin pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesit e strukturave për monitorimin dhe ligjshmërinë e zbatimit të programeve të ndryshme ekonomike e sociale që mbështeten nga BE-ja.

Selmanaj tha se, “qëllimi i përbashkët në këtë Konferencë, ishte forcimi i kapaciteteve, strukturave dhe kontrolleve që sigurojë një menaxhim efektiv të disbursimit të fondeve nga këto programe dhe specifikisht nga IPARD-i”.

“Shkëmbimi i eksperiencave europiane mbi strategjinë kombëtare, digjitalizimin dhe raportimin e parregullsive, janë mision i rëndësishëm për ne, në rrugën e përbashkët europiane”, theksoi Selmanaj.

Ndërkohë Komisioni Evropian ka miratuar 53 % më shumë financim për programin  IPARD III në Shqipëri.

Programit IPARD 3 në Shqipëri do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

Aktualisht IPARD III po ecën drejt akreditimit për 9 masa financimi duke e zhvilluar më tej këtë program në përputhje me objektivat e qeverisë për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme dhe të përafruar me politikat e Bashkimit Evropian, duke e bërë kështu Shqipërinë ndër pak vende në rajon që adoptojnë 9 masa financimi për këtë program.


MË SHUME NGA Shqipëri