Berisha: PD të dalë me një draft të përbashkët për Reformën Territoriale
Shqipëri

Berisha: PD të dalë me një draft të përbashkët për Reformën Territoriale

ATSH

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur grupin Parlamentarë të PD-së ku ka diskutuar me deputet në lidhje me protesta e pedagogeve dhe Reformën Territoriale.

 

Në fjalën e tij, Berisha propozoi që në Kuvend të dorëzohet një draft i përbashkët të palëve në PD-së.

“Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës. Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë. Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të mbështesë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare. Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira. Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen. Pavarësisht nga kjo, ishte në detyrimin tonë që të paraqesim një projekt më të mirin”, tha ai.

Po ashtu Berisha shprehu mbështetjen e plotë të PD për pedagogët.

“Sot, ne mblidhemi për një rivlerësim të projektit të përgatitur nga grupi i punës, i drejtuar nga zoti Bylykbashi, për reformën territoriale, në të cilën kanë kontribute specialistët më të mirë, Sekretariati i Qeverisjes Vendore, deputetë dhe specialistë më të mirë të fushës.Dua të shpreh mbështetjen e plotë të PD për pedagogët që janë në protestë. Sot organizuan një protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik për kërkesat më legjitime të tyre.I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri, që është në rrokullisje të madhe.

Po ashtu, Berisha tha se u bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën e pedagogëve

“Ndaj me këtë rast, i bëj thirrje çdo pedagogu, çdo asistenti, çdo laboranti, çdo punonjësi në universitet, çdo studenti dhe çdo familjari, të mos përkulen para këtij qëndrimi arrogant, cinik dhe mashtrues të një njeriu, që de facto po i çon universitetet drejt shkatërrimit.U bëj thirrje qytetarëve, të mbështesin këtë protestë me të gjithë potencialin e tyre si një kusht për të ruajtur universitetet si shtëpitë ku formohen intelektualët shqiptarë. Ndaj duke përgëzuar sindikatën e punonjësve të universiteteve, duke përgëzuar këdo që mori pjesë në atë protestë masive, duke dënuar deklaratat cinike të Edi Ramës, u bëj thirrje që të vazhdojë kjo betejë. I garantoj se PD do qëndrojë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta dhe shpëtimtare”, tha Berisha.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle