Sulmi ndaj sistemit MEMEX, Çuçi takon ambasadoren Hohmann
Shqipëri

Sulmi ndaj sistemit MEMEX, Çuçi takon ambasadoren Hohmann

rtsh.al

Reformimi i Policisë Kriminale, sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe MEMEX kanë qenë në fokus të takimit mes ambasadores së BE në Tiranë Christiane Hohmann dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ministri Çuçi ka shprehur shqetësimin për sulmin ndaj sistemit MEMEX dhe ka kërkuar mbështetje nga vendet e BE për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale të Policisë së Shtetit.

“Falënderoj ambasadoren e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann për ftesën për të marrë pjesë në një bisedë të hapur me ambasadorët e vendeve anëtare të unionit, mbi rezultatet dhe sfidat në fushën e punëve të brendshme teksa rrugëtimi ynë drejt aderimit të plotë ka marrë një ritëm të ri. Pata mundësinë të diskutoja me ta për çështje që lidhen me Kapitullin 24 në procesin e negociatave me BE-në dhe ndava vizionin tonë për reformimin e Policisë Kriminale, si “kali ynë i betejës” në luftën kundër krimit të organizuar. Shpreha gjithashtu shqetësimin për sulmin kibernetik dhe kërkova mbështetje nga vendet e BE-së për forcimin e sigurisë së sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit. Shqipëria jep një kontribut të qenësishëm në sigurinë e unionit kur vjen puna tek adresimi i sfidave të përbashkëta si flukset migratore të paligjshme; lufta kundër trafikut të drogës; kontrabandimi; trafiku i qenieve njerëzore; pastrimi i parave dhe çdo formë tjetër krimi transnacional”, shkruan Çuçi.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle