20:53 / 05.10.2022
Leipzig merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve
Uran Krasniqi/RTKLive
Leipzig ka realizuar fitoren e parë në Champions League këtë sezon.
Kërkimi i fitores në Gjermani nga ana e Celtic ka rezultuar vetëm dëshirë. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1 për vendasit.
Nkunkou dhe Andre Silva me dy gola i dhanë fitoren Leipzig.
Pvr Celtic ka shënuar Jota.
Që të dy ekipet gjenden poshtë në tabelë, ku kryeson Real Madrid.























