23:28 / 05.10.2022
Sonte ishte nata e të mëdhenjve, pos PSG-së
Uran Krasniqi/RTKLive
Juventus, Real Madrid dhe Manchester City kanë gjetur fitoret sonte, por jo edhe PSG, që është nga ky rang për nga niveli.
Kampioni francez ka ngecur në Portugali kur është ndeshur me Benfican. Ndeshja është mbyllur baraz 1-1.
Ndërkohë Juventus nuk ka lejuar befasi ndaj Macabi Haifas, që e ka mposhtur 3-0, Real Madrid nuk ka gabuar kundër Shakhtar Donetsk duke e mposhtur 2-1 dhe Manchester City që si mysafir e ka mposhtur Copenhagen 1-5.























