Zagklisi viziton Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
BKT
Sport

Zagklisi viziton Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë ka vizituar edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku e kanë njoftuar nga afër për kushtet në këtë palestër, ndeshjet që i zhvillojnë klubet prishtinase, por edhe Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.

Sot (e enjte) gjatë ditës, Zagklis së bashku me drejtuesit e FBK-së do të takohet me krerët e KOK-ut, si dhe do të jenë të pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, që zhvillohet nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës mes Tiranës dhe Trepçës.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës sot viziton Kosovën

(E plotësuar) Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis sot do të nis vizitën në Kosovë.

Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare që luhet sonte në ‘Minatori’ të Mitrovicës mes Trepçës dhe Tiranës, si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Zagklis do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga ora 14:30 në hotelin “Sheraton”.

Ndërkaq, nesër Sekretari Gjeneral i FIBA Botës do të takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (nga ora 11:00 në MKRS).

Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.