Renditja e FIFA-s: ‘Dardanët’ humbin një pozicion, s’lëviz Shqipëria
BKT
Sport

Renditja e FIFA-s: ‘Dardanët’ humbin një pozicion, s’lëviz Shqipëria

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës ka humbur një vend në renditjen e FIFA-së.

Shtëpia më e madh në botën e futbollit, ka publikuar renditjen e përgjithshme të ekipeve kombëtare pas përfundimit të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Kosova ka humbur një pozicion, edhe pse triumfoi 5-1 ndaj Qipros. ‘Dardanët’ dolën pa pikë nga transferta me Irlandën e Veriut (2-1) përpara se të fitonin bindshëm në “Fadil Vokrri”. Kombëtarja jonë renditet në vendin e 107.

Ndërkaq, Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë. Kuqezinjtë morën vetëm një pikë në dy duelet e muajit tetor përballë Izraelit (1-2) dhe Islandës (1-0), ndërkohë që nuk ka ndryshime. Kuqezinjtë e Edi Rejës vijojnë të renditen në vendin numër 66.