Daja: Fitorja e Ballkanit i dedikohet Kosovës (E plotësuar)
BKT
Sport

Daja: Fitorja e Ballkanit i dedikohet Kosovës (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Ballkani, Ilir Daja ka folur për fitoren e madhe të skuadrës që e drejton ndaj Sivassporit turk në Conference League. 

Ai ka thënë se fitorja i dedikohet Kosovës. 
"Futbollistët e Ballkanit fitoren ua dedikojnë gjithë Kosovës dhe ngritjes së futbollit në Kosovë. Këta djem kanë personalitet, karakter”, ka thënë ai. 

Daja është shprehur se edhe përkundër shumë mungesave që kanë pasur si dhe golit të hershëm, lojtarët arritën të ruajnë ekuilibrin.

“Prapë gjetëm forcat për të reaguar. Kemi prodhuar lojë gjatë gjithë ndeshjes. Nëse do ishim treguar më pak cinik, do e siguronim fitoren edhe më herët”, ka thënë trajneri shqiptar, duke shtuar se lojtarët kanë fituar eksperiencë në një nivel tjetër.

Ballkani realizon fitore historike për futbollin kosovar 

Ballkani nga Suhareka është klubi i parë nga Kosova që fiton ndeshje në një garë evropiane tek faza grupore.  Kampioni kosovar ka realizuar fitore historike në Turqi, duke mposhtur Sivassporin në kuadër të Conference League. Rezultati përfundimtar ka qenë 4-3 për Ballkanin. 
Turqit kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e parë me golin e Ulvestad, por Ballkani fillimisht ka barazuar me golin e Thaçit e pastaj ka shkuar në avantazh prej 3-1 ndaj Sivassporit, me golat e Potokut dhe Korenicës. 
Por turqit ngadalë janë kthyer në lojë. Fillimisht Yesilyurt ka ngushtuar epërsinë dhe pastaj në kohën shtesë Yatabare ka barazuar rezultatin. 
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me barazimin 3-3 në skenë ka dalë krasniqi, i cili ka vulosur fitoren e ekipit kosovar. 
Me këtë fitore Ballkani tubon katër pikë, me mundësi reale për të kaluar edhe në fazë tjetër të garës. Sivasspor shënon dhe zvogëlon epërsinë e Ballkanit

Sivasspor ka shënuar golin e dytë ndaj Ballkanit, duke bërë që epërsia të ngushtohet. Në këtë moment suharekasit po fitojnë me rezultat 3-2.

Deri te goli turqit erdhën në minutën e shtatëdhjetë e pestë përmes Yesilyurt. 
Ballkanin e ndajnë nga fitorja vetëm edhe pesë minuta të kohës së rregullt. Shënon Korenica, Ballkani po shkon drejt fitores në Turqi

Ballkani ka thelluar avantazhin kundër Sivassporit në Turqi. Minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë ka rezultuar fatale për skuadrën turke, kur Meriton Korenica është treguar konkret, duke shënuar një gol të bukur dhe duke dhënë shpresë për fitore të kampionit kosovar.

Aktualisht ka vetëm edhe gjysmë ore drejt fundit të ndeshjes.  

Potoku kalon në epërsi Ballkanin

Ballkani ka kaluar në epërsi kundër Sivasspor. Deri te goli ka ardhur pas një aksioni të organizuar nga ana e majtë, ku në vendin më të mirë për ta shtyrë topin drejt rrjetës është gjetur Arbër Potoku. 
Aktualisht, kur kanë mbetur edhe pesëmbëdhjetë minuta drejt fundit të pjesës së parë, Ballkani po fiton me rezultat 2-1.Kapiteni Thaçi me gol të bukur barazon rezultatin

Vetëm nëntëmbëdhjetë minuta ka zgjatur gëzimi turk në stadiumin e Sivasspor. Ballkani e ka barazuar rezultatin në 1-1.

Deri te goli ekipi kosovar ka ardhur pas një gabimi të skuadrës turke, të cilin e ka shfrytëzuar Armend Thaçi, duke realizuar një gol të bukur. 

No description available.

Ballkani pranon gol në minutën e parë 

Kjo ka ndodhur me të filluar ndeshja me Sivasspor, e cila është duke u zhvilluar aktualisht.

Ulvestad ka realizuar për turqit qysh në minutën e parë. 

Nis ndeshja Sivasspor – Ballkani 

Ka nisur ndeshja Sivasspor – Ballkani, e vlefshme për Conference League.

Ndeshja e sontme është e xhiros së tretë. 
Sonte gjithashtu zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Slavia Prague dhe Cluj.
Ballkani deri më tash ka një barazim dhe një humbje. Sivasspor – Ballkani, formacionet

Sivasspor – Ballkani është ndeshja që zhvillohet sonte, e cila përket te xhiroja e tretë e grupeve të Conference League. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.No description available.