Begaj pranon kredencialet diplomatike për ambasadoren e re të Zvicrës
Shqipëri

Begaj pranon kredencialet diplomatike për ambasadoren e re të Zvicrës

ATSH

Duke nisur nga kjo e enjte Zvicra ka një ambasadore të re në Shqipëri, Ruth Huber, e cila paraqiti sot kredencialet tek presidenti Bajram Begaj.

Presidenti i uroi suksese ambasadores Huber në kryerjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri dhe shprehu besimin, se falë eksperiencës së saj, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të përparojnë edhe më shumë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi ndihmën dhe kontributin e vyer që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë në tri dekadat e fundit, për zhvillimin ekonomiko-social të vendit, si dhe shprehu besimin se përmes vijimit të Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë, për periudhën 2022-2025, do të konsolidohen edhe më tej kapacitetet institucionale si në nivel të qeverisjes vendore, ashtu dhe në atë qendror.

Ambasadorja Huber theksoi se Zvicra vijon të jetë një partnere e përkushtuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëpret forcimin e këtij partneriteti si në rrafshet dypalëshe, ashtu edhe shumëpalëshe, përfshirë Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle