Çerkini: Vendimi i Speciales për statusin e viktimës shpejton procedurën
BKT
Lajme

Çerkini: Vendimi i Speciales për statusin e viktimës shpejton procedurën

M.Miftari/RTKlive

Refuzimi nga Gjykata Speciale ndaj këtyre personave, të cilët pretendonin se janë viktima nga UÇK, tregon se rrejshëm kanë akuzuar krerët e UÇK-së.

Kështu deklaroi Artan Çerkini, avokat, teksa shtoi se "ky është një indikacion për Prokurorinë që të jetë e kujdesshme se kush mund të jetë viktimë, sepse ata kanë pasur prirje të marrin të mira materiale përmes dëshmive të rrejshme”, deklaroi Artan Çerkini, avokat, në “Lajmet e fundit” në RTK.

Tutje ai shtoi se ky duhet të jetë sinjal i qartë për Gjykatën se kujt duhet t'i jepet statusi i dëshmitarit a viktimës.

Sipas tij, ky vendim i Gjykatës për statusin e viktimës forcon kredibilitetin zyrës së përfaqësimit të viktimave.

Më tej, avokati Çerkini shtoi se ky është një indikacion që ndikon në efikasitetin dhe përshpejtimin e procedurës.

Ai u shpreh kritik ndaj Prokurorisë, që po zvarritë procedurën e që, fatkeqësisht nuk ka sanksione nga Gjykata, ngase po shkelen të drejtat e njeriut nga ana e prokurorisë.

Avokati Çerkini u shpreh optimist se tanimë procedura do të përshpejtohet dhe, nëse jo në këtë fundvit, në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë procedura gjyqësore.

“Presim gjykim të shpejtë dhe efikas”, tha në fund avokati Çerkini, në Lajmet e fundit”, në RTK.


MË SHUME NGA Lajme