06:10 / 07.10.2022
Shqyrtohen nominimet për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
A.Bela / RTKlive
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese sot do të mbajë mbledhje.
Ky komision ka në rend të ditës, shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj, raporton RTKlive.
Mbledhja fillon na ora 09:00.























