Bekim Hasani ri-zgjidhet President i Komisionit të Televizioneve në URTI
BKT
Foto:Bekim Hasani/URTI
Lajme

Bekim Hasani ri-zgjidhet President i Komisionit të Televizioneve në URTI

RTKlive

Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Radio Televizioneve Internacionale (URTI), e ka zgjedhur Bekim Hasanin nga Radio Televizioni i Kosovës edhe për një mandat të ri President të Komisionit të Televizioneve.

Me propozim të Bordit Ekzekutiv i URTI-it, Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, duke vlerësuar angazhimin e deritanishëm të grupeve të ekspertëve në proceset transformuese të medieve të shërbimit publik në Greqi, Portugali e Belgjikë, ka vendosur që përfaqësuesin e RTK-së, Bekim Hasanin ta autorizoj për të koordinuar projektet për transformimin e medieve të shërbimit publik.

Hasani ka theksuar se është e domosdoshme që mediet publike nga e tërë bota të bashkëpunojnë për ta krijuar një model sa më efikas transformimi dhe ka prezantuar planin për organizimin e konferencës ndërkombëtare të Parisit për sfidat e medieve publike në botë, që do të mbështetet edhe nga UNESCO-ja.

Asambleja e Përgjithshme dhe Bordi i URTI-it, kësaj here janë mbledhur në Bari të Italisë, në margjinat Festivalit Ndërkombëtar të Televizionit, Radios dhe Medies Online, Pri Italia.

Në kuadër të këtij Festivali, krahas përzgjedhjes së fituesve të garës për produksionin më të mirë televiziv, radiofonik dhe të medies online, janë zhvilluar edhe panele të ndryshme diskutimi të sfidave me të cilat po përballen mediet, kryesisht ato publike, në kontekst të përpjekjes për ta kryer misionin e tyre karshi publikut në kohën e zhvillimit të medieve të reja. 

Pjesë e këtij Festivali, sivjet, për herë të parë ishte edhe RTK-ja, e cila u pranua anëtare me të drejta të plota në muajin maj të këtij viti.

Prej vitit të ardhshëm RTK-ja pritet të jetë garuese e këtij Festivali prestigjioz, krahas 138 medieve tjera publike të botës. 

 


MË SHUME NGA Lajme