Mourinho e pranon: Betis ka më shumë cilësi teknike
BKT
Sport

Mourinho e pranon: Betis ka më shumë cilësi teknike

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Romës, Jose Mourinho pas humbjes nga Betis, e ka pranuar se skuadra spanjolle, ka më shumë cilësi teknike se skuadra e tij.

Betis mbrëmë mundi Romën (1-2), në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

“Ata kanë më shumë cilësi teknike se ne. Është e lehtë të dallosh se ata me topin në këmbë janë në nivel tjetër”, tha Mourinho.

“Kishim shumë mundësi për të shënuar, por gabuam shumë. Barazimi do të ishte rezultat logjik për lojën e treguar në terren”, theksoi strategu portugez.