Gjykata vendosë në favor të Qeverisë për mbylljen e kolegjit turk
BKT
Foto: Rel
Shqipëri

Gjykata vendosë në favor të Qeverisë për mbylljen e kolegjit turk

REL

Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar padinë e fondacionit Gylistan, që kundërshtonte vendimin e ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës dhe mbylljen e kolegjit privat turk “Mehmet Akif”.

Me vendimin e 7 tetorit, vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e kolegjit turk, mbetet në fuqi.

Kolegji “Mehmet Akif” u mbyll më 22 shtator, me arsyetimin se “viti i ri shkollor nisi në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga Ministria e Arsimit, dhe nuk i ka plotësuar kriteret ligjore të vendosura nga shteti për institucionet private arsimore”.

Vendimi i Qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në institucione tjera arsimore, si dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator.

Pak ditë më parë nxënës, mësues dhe prindër protestuan kundër mbylljes së kolegji para Kryeministrisë dhe ministrisë së Arsimit.

Me vendim të Qeverisë, më 21 shtator është mbyllur edhe një kopshti privat për fëmijë, “Zubeyde Hanim”.

Kolegji "Mehmet Akif" dhe kopshti "Zubeyde Hanim" në Shqipëri janë pjesë e institucioneve arsimore “Turgut Ozal”, ku përfshihen kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, universiteti “Epoka” dhe një konvikt për studentët.

Të gjitha këto institucione janë private dhe financohen përmes lëvizjes Hizmet, të klerikut, Fetullah Gulen.

Turqia i referohet kësaj lëvizjeje me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste.


MË SHUME NGA Shqipëri