Zemaj: Qeveria Kurti kryefjalë e paaftësisë, shëndetësia dështim
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Zemaj: Qeveria Kurti kryefjalë e paaftësisë, shëndetësia dështim

J.Musliu/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar të paaftë qeverisjen e kryeministrit Kurti. Në këtë drejtim, LDK rikujton se shëndetësia mbetet një nga problemet më të mëdha.

Armend Zemaj, ish ministër i Shëndetësisë, në një konferencë për medie, tha se është shqetësuese situata në këtë sektor.

“Është e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë”, tha Zemaj, sipas të cilit, dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e ministrit, është dështim i Albin Kurtit si kryeministër.

Ai tha se kanë kaluar 18 muaj ku tre ministri, përfshirë edhe Kurtin, kanë udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë.

“Dorëheqja e Latifit vjen si dështim i Kurtit si kryeministër”, tha Zemaj. “Është shumë e padrejtë ndërhyrjet në sektorin e shëndetësisë në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave”.

Zemaj deklaroi se tani, nën drejtimin e kësaj qeverie, mijëra operacione bëhen më pak në spitalet publike.

“E padrejtë është kur shumë qytetarë kërkojnë shërim jashtë vendit dhe Qeveria ka mbetur si spektatore”, tha ai.

“Është e dhimbshme ku mijëra të rijnë janë larguar nga shëndetësia”. Sipas Zemajt, LDK ka deklaruar disa herë se dështimet nuk mbulohen me komisione.


MË SHUME NGA Lajme