Rama: 270 apartamente të rilindjes pas rrënimit nga tërmeti në Valias
ATSH
Programi i Rindërtimit e ka transformuar tërësisht Valiasin me ndërtimin e 2 blloqeve banimi me 270 apartamente, ndërsa do të ndërtohet edhe parku më i madh sportiv i një zone urbane të qarkut Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të blloqeve të banimit, duke i cilësuar si “270 apartamente të rilindjes pas rrënimit nga tërmeti”.
Edhe infrastruktura përreth këtij blloku të ri banimi dhe rrugët lidhëse kanë përfunduar, ndërkohë që të gjitha pallatet janë të pajisura me parkim nëntokësor.
Në bashkinë e Kamzës janë të shumta objektet arsimore të ngritura nga themelet të cilat kanë përfunduar, për të ofruar kështu më shumë cilësi në mësimdhënie për të gjithë fëmijët e kësaj zone. Janë 20 shkolla të ndërtuara me buxhetin e shtetit dhe 9 janë me fonde të donatorëve.























