RTK vazhdon me “Road to Qatar - Rruga drejt Katar”
BKT
Sport

RTK vazhdon me “Road to Qatar - Rruga drejt Katar”

Artan Muhaxhiri/RTK

RTK vazhdon me transmetimin e episodeve ekskuzive nga seria “Road to Qatar - Rruga drejt Katar”.

Të dielën në orën 23:15, RTK sjell episodin e 5-të, ku do të njiheni me rrugën që bënë drejt botërorit Zvicra e Gana.

Kombëtarja e udhëhequr nga Xhaka e Shaqiri, pritet të ketë një tjetër botëror interesant, në grup me superfuqinë botërore Brazilin.

Çka presin “helvetikët” nga botërori i Katarit?

Gana poashtu me disa yje të njohura që luajnë në Evropë dhe në top-ligat e “Kontinentit të vjetër”, nuk do të jetë kafshatë e lehtë për kundështarët.

Të mërkurën, më 12.10.2022, transmetohet episodi i 6-të me protagoniste dy kombëtaret e rradhës, Kroacinë dhe Arabinë Saudite.

Episodet transmetohen dy herë në javë, në terminet e rregullta në RTK:
E mërkurë, 21:30h
E diel, 23:15h.