City me fitore të thellë ndaj Southampton
BKT
Sport

City me fitore të thellë ndaj Southampton

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester City ka vazhduar serinë e fitoreve në Premier League. Këtë herë në radhë për ta pësuar ishte Southampton. Rezultati përfundimtar ishte 4-0.

Cancelo, Foden, Mahrez e Haaland realizuan për fitoren që ishte bindëse të skuadrës që e drejton Pep Guardiola.

Një javë më parë City fitoi edhe derbin e madh kundër United, duke e mposhtur thellë.

Në Premier League City gjendet në pozitën e dytë.  

Në Champions League gjithashtu e deklasuan Copenhagen. Në këtë garë skuadra tashmë ka kaluar në fazën e nokautit.