09:17 / 10.10.2022
Shqipëri, parashikimi i motit sot, me alternime vranësirash mesatare
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se në Shqipëri moti për ditën e hënë do të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ne orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-5m/sek, ndërsa në bregdet 6-8m/s.
Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.























