Pogba në Kupën e Botës? Kjo është përgjigja e Deschamps
BKT
Sport

Pogba në Kupën e Botës? Kjo është përgjigja e Deschamps

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Didier Deschamps, trajneri i Francës, në një intervistë për ‘Rai Sport’, ka folur për Paul Pogban.

Reprezentuesi francez është në dilemë nëse do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ pas lëndimet të pësuar kohë më parë.

Strategu i ‘Gjelave’ thotë se ende është vështirë ta flasësh për Pogban. Deschamps shpreson se mesfushori francez do të luajë disa ndeshje me Juventusi para se t’i bashkohej Kombëtares së Francës.

“Sot është vështirë ta japësh një datë të saktë. Për momentin nuk mund të them se ai nuk do të jetë gati për Kupën e Botës. Kushti numër një për të thirrje së ai duhet të shërohet”, tha Deschamps.

“Shpresoj që ai të luajë me Juventusin sa më shumë para Kupës së Botës”, tha ai.