16:17 / 10.10.2022
Griezmann mbetet te Atletico: Jam i lumtur që jam aty ku dua
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi francez Antoine Griezmann tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Atletico Madridi.
Një ditë pasi Joan Laporta, president i Barcelonës, njoftoi arritjen e marrëveshjes me Atleticon e Madridit për kartonin e Antoine Griezmann, vjen edhe zyrtarizimi nga klubi bardhekuq.
Reprezentuesi francez bëhet lojtar i Atleticos, skuadër me të cilën ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2026.
Griezmann përmes llogarisë së tij në rrjetet social, ka thënë se është i lumtur që është tek Atletico.
“I lumtur që jam aty ku dua. Faleminderit të gjithëve!", ka shkruar francezi.























