20:14 / 10.10.2022
Para takimeve zyrtare, Haxhiu e Manja në Prizren e Gjakovë
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja po qëndron në Kosovë. Para takimeve zyrtare, bashkë me ministren kosovare të Drejtësisë Albulena Haxhiu, kanë vizituar dy qytete të Kosovës, Prizrenin e Gjakovën.
Ndërkohë të martën të dy ministrat e Drejtësisë nga Kosova e Shqipëria, Albulena Haxhiu e Ulsi Manja do të mbajnë konferencë për media duke nisur nga ora 10:00 në hollin e Ministrisë së Drejtësisë.
























