10:39 / 11.10.2022
Moti sot në Shqipëri
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra ciklonike e pozicionuar në detin Adriatik e cila pritet të sjellë reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi në bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 -7me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rnitje në mëngjes.























