11:00 / 11.10.2022
Kurti dënon sulmet e Rusisë në zonat civile në Ukrainë
N.Mekolli /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar bombardimet djeshme ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Kurti, në një postimi në Twitter, ka shkruar se i bashkohet SHBA-së, BE-së dhe aleatëve të tjerë në dënimin e sulmit të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë.
“I bashkohem SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në mbarë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet ta thotë njëzëri: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka shkruar Kurti në Twitter.
























