11:15 / 11.10.2022
Eliminohet Loriana Kuka
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Xhudistja kosovare Loriana Kuka është eliminuar nga Botërori që po mbahet në Uzbekistan.
Kuka është mundur në rrethin e tretë nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.
Xhudistja jonë, e cila garojë në kategorinë 78 kilogramë, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti izraeliten Inbar Lanir.
Kuka ishte garuesja e katërt e Kosovës që mori pjesë në Kampionatin Botëror, i cili po mbahet në Uzbekistan.
Kujtojmë se Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Laura Fazliu dhe Flaka Loxha u eliminuan herët.























