Haaland, ekziston klauzola pro Realit: 200 milionë…
RTSH
Rasti i `klauzolës pro-Real Madrid` të Erling Haaland vazhdon të ketë ndikim.
Pak ditë më parë Fernando Sanz, ish-mbrojtësi i Blancos, kishte hedhur bombën mbi të ardhmen e sulmuesit norvegjez të Manchester Cityt ("Haaland ka një klauzolë largimi në 2024 për të shkuar te Real Madrid"), të cilën Pep Guardiola e kishte mohuar më vonë në shtyp ("Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është gjithçka që mund të them"), por tani shtypi britanik po rilançon.
Sipas The Athletic, klauzola me vlerë 200 milionë euro ekziston dhe do të hyjë në fuqi dy vjet pas ardhjes së sulmuesit në Manchester, në verën e vitit 2024.
Një klauzolë që nuk është saktësisht 'pro-Real Madrid', por që do të zbatohej vetëm jashtë vendit dhe për këtë arsye do të pengonte klubet rivale të Premier League që ta përdorin atë gjatë qëndrimit të Haaland tek City.
Megjithatë, përveç skuadrave shumë të pasura angleze, nuk ka shumë skuadra në botë që mund të përballojnë norvegjezin dhe për këtë arsye duket e arsyeshme të tregohet klubi i Florentino Perez, i djegur nga mosblerja e Mbappe, si blerësi më i mundshëm për lojtarin me 20 gola në 13 ndeshje këtë sezon (edhe pse PSG ndoshta do të përballet me lamtumirën e Messit dhe Neymar në 2024).
Haaland po thyen të gjitha rekordet në fushë (ai ka shënuar tre hat-trickë në 8 ndeshje të Premier League dhe është bërë më i riu që ka arritur 25 gola në Champions League), por në rast të
lamtumirës me City ai po përgatitet të thyejë çdo rekord në treg: për t'ia rrëmbyer anglezëve, do të nevojiten 200 milionë për klauzolën dhe më pas bonuse dhe komisione të tjera për agjentë, dhe ndoshta më të larta nga ato që City u përball këtë verë (rreth 40 milionë).
Pa harruar edhe pagën e Haaland, e cila ndoshta do të jetë edhe më e lartë se mbi 375 mijë paund në javë që ai merr tani në Angli.























