15:02 / 11.10.2022
RTK e sjell të mërkurën sfidën e “Dardanëve” në Mal të Zi
Artan Muhaxheri/RTK
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) e ka siguruar të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjes së parë kualifikuese për EHF EURO 2024, mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Takimi që zhvillohet të mërkurën (12.10.2022) nga ora 18:00 në Bemax Arena të Podgoricës, hap kapitullin e kualifikimeve të Kosovës.
Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në RTK1 dhe RTK4.
Kombëtarja jonë të dielën e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të këtyre të kualifikimeve, kur në Prishtinë e pret Slloveninë.
Edhe këtë ndeshje RTK e transmeton drejtpërdrejt.























