Milani-Chelsea, ja formacionet zyrtare të supersfidës në Champions
BKT
Sport

Milani-Chelsea, ja formacionet zyrtare të supersfidës në Champions

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Milan-Chelsea, sfidë kjo që luhet sonte në ‘San Siro’ është kryendeshja e natës së sontme në Ligën e Kampionëve.

Milani dhe Chelsea përballen në kuadër të Grupit E në elitën e futbollit evropian.

“Rossonerët” synojnë hakmarrjen ndaj “Bluve” për disfatën e javës së kaluar 3:0 në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Formacionet zyrtare:

Milan: Tatarusanu, Bennacer, Tonali, Giroud, Brahim Diaz, Leao, Hernandez, Kalulu, Tomori, Kruniq, Gabbia.

Chelsea: Arrizabalaga, Jorginho, Silva, Kovaqiq, Aubameyang, Chalobah, Sterling, Mount, Chilwell, James, Koulibaly.

Ndeshja Milan-Chelsea nis në orën 21:00.