Potter: Edhe për Chelsea nuk ishte e lehtë 11 kundër 10
BKT
Sport

Potter: Edhe për Chelsea nuk ishte e lehtë 11 kundër 10

RTSH

“Edhe për ne nuk ishte aq e lehtë të luanim njëmbëdhjetë kundër dhjetë, ajo e penalltisë plus përjashtimi i Fikayo Tomorit ishte vendimi i arbitrit dhe ne duhet ta pranojmë atë”.

Këto janë fjalët e Graham Potter, trajneri i Chelsea, në episodin që në minutën e 18-të të ndeshjes kundër Milanit ndryshoi kuptimin e lojës.

Ish timonieri i Brighton & Hove Albion, në fakt nuk ka analizuar episodin, por pasojat e tij. Dhe gjithashtu në një mënyrë të përgjithshme të çuditshme, thuajse sikur të kishte 'çorientuar' disi vetë blutë: "Na u desh pak kohë të organizoheshim, sepse mund të ishim ekspozuar, veçanërisht kundër Milanit, ndaj kundërsulmeve të kundërshtarit. Pastaj përballë një publiku kaq emocionues... ".

Në deklaratën e Potter mund të lexojmë pothuajse një fije turpi për vendimin e dyfishtë dukshëm në favor të bluve të marrë nga gjyqtari gjerman, Daniel Siebert, i cili karakterizoi, në fakt, të gjithë ndeshjen: "Unë mendoj se do të kishim qenë shumë konkurrues për të fituar edhe në njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë”, tha Potter.