Europarlamentarët kërkojnë heqje të vizave për Kosovën
Jeton Musliu/RTKlive
(Plotësuar) Pakoja e Zgjerimit për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë u paraqit nga Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, para anëtarëve të Parlamentit Evropian.
Michael Gahler, eurodeputet gjerman, deklaroi se është një sinjal shumë i rëndësishëm politik, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Pritjet tona janë të qarta për të gjitha vendet”, tha Gahler.
“Nuk do të flas për vendet veç e veç, por doja të theksoj në mënyrë të veçantë se e mirëpres që KE-ja propozon Bosnje e Hercegovinën si vend kandidat për antarësim në BE”.
Eurodeputeti kroat, Tonino Picula, deklaroi se nuk është i kënaqur me shpejtësinë e vogël me të cilin po vazhdon procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Gjatë një viti ka pasur vetëm një përparim e që është hapja e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Ai tha se Serbia mund të konsiderohet si dështuesja më e madhe përgjatë këtij viti.
“Ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë. Negociatat për anëtarësim mund të përparojnë vetëm nëse vendi, vendos sanksione ndaj Rusisë”.
Ai deklaroi se fatkeqësisht nuk ka pasur shumë përparime në bisedime për anëtarësim as për Serbinë, por as për Malin e Zi.
“Në Mal të Zi shkaku i jostablitetit politik e në Serbi, ende nuk ka Qeveri të re, pavarësisht se partia që qeveris vendin ka fituar shumicën dërmuese të votave”.
Ai foli edhe për Kosovën. “Vendet e BE-së duhet që më në fund të vendosin liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.
Ilhan Kyuchyuk nga delegacioni turk në Parlamentin Evropian shprehu shqetësimin për procesine ngadaltë të integrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, raporton RTKlive.
“Rekomandimi për dhënien Bosnjë e Hercegovinës së statusit të vendit kandidat është shumë i rëndësishëm sepse është më shumë si mesazh”, tha ai, duke rikujtuar se një status të tillë tashmë e kanë Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia.
“Është mirë që kanë nisur bisedimet për antarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut që ato të mos mbahen peng”.
“Jam shumë dakord që liberalizimi i vizave për Kosovën është i nevojshëm sepse ka shumë potencial për gjeneratën e re dhe është koha që ato të hiqen”, u shpreh Kyuchyuk.
“Për Serbinë jam shumë i shqetësuar sepse duhet të jetë në linjë me politikën e sanksioneve të BE-së, nëse duan të jenë pjesë e BE-së”.
E raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar nga Komisioni Evropian, për të kartën herë, që nga viti 2018.
Ajo ka pyetur se çfarë është e gatshme të bëjë Komisioni Evropian sa i përket dialogut me vendet anëtare për heqjen e vizave.
Kësaj pyetje të Von Cramon, i është përgjigjur Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Ai ka thënë se pajtohet me të për të ndërmarrë një hap tutje në këtë proces. Ai shtoi se janë duke punuar me vendet anëtare në këtë aspekt.
Michael Gahler, eurodeputet gjerman, deklaroi se është një sinjal shumë i rëndësishëm politik, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Pritjet tona janë të qarta për të gjitha vendet”, tha Gahler.
“Nuk do të flas për vendet veç e veç, por doja të theksoj në mënyrë të veçantë se e mirëpres që KE-ja propozon Bosnje e Hercegovinën si vend kandidat për antarësim në BE”.
Eurodeputeti kroat, Tonino Picula, deklaroi se nuk është i kënaqur me shpejtësinë e vogël me të cilin po vazhdon procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Gjatë një viti ka pasur vetëm një përparim e që është hapja e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Ai tha se Serbia mund të konsiderohet si dështuesja më e madhe përgjatë këtij viti, raporton RTKlive.
“Ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë. Negociatat për anëtarësim mund të përparojnë vetëm nëse vendi, vendos sanksione ndaj Rusisë”.

Ai deklaroi se fatkeqësisht nuk ka pasur shumë përparime në bisedime për anëtarësim as për Serbinë, por as për Malin e Zi.
“Në Mal të Zi shkaku i jostablitetit politik e në Serbi, ende nuk ka Qeveri të re, pavarësisht se partia që qeveris vendin ka fituar shumicën dërmuese të votave”.
Ai foli edhe për Kosovën. “Vendet e BE-së duhet që më në fund të vendosin liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.
Ilhan Kyuchyuk nga delegacioni turk në Parlamentin Evropian shprehu shqetësimin për procesine ngadaltë të integrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
“Rekomandimi për dhënien Bosnjë e Hercegovinës së statusit të vendit kandidat është shumë i rëndësishëm sepse është më shumë si mesazh”, tha ai, duke rikujtuar se një status të tillë tashmë e kanë Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia.
“Është mirë që kanë nisur bisedimet për antarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut që ato të mos mbahen peng”.
“Jam shumë dakord që liberalizimi i vizave për Kosovën është i nevojshëm sepse ka shumë potencial për gjeneratën e re dhe është koha që ato të hiqen”, u shpreh Kyuchyuk.
“Për Serbinë jam shumë i shqetësuar sepse duhet të jetë në linjë me politikën e sanksioneve të BE-së, nëse duan të jenë pjesë e BE-së”.
E raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar nga Komisioni Evropian, për të kartën herë, që nga viti 2018.
Ajo ka pyetur se çfarë është e gatshme të bëjë Komisioni Evropian sa i përket dialogut me vendet anëtare për heqjen e vizave.
Kësaj pyetje të Von Cramon, i është përgjigjur Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Ai ka thënë se pajtohet me të për të ndërmarrë një hap tutje në këtë proces. Ai shtoi se janë duke punuar me vendet anëtare në këtë aspekt.
KE rikonfirmon plotësimin e kushteve nga Kosova për heqje të vizave
Komisioni Evropian publikoi Pakon e Zgjerimit për vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në BE. Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022, e bëri Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Bosnja e Hercegovina
Komisioni i rekomandon që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, pasi ky vend ka ndërmarrë disa hapa. Megjithatë, Komisioni Evropian pret që Bosnja e Hercegovina të miratojë ligjin për gjykata, atë kundër konfliktit të interesit, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Komisioni nënvizon se thërret liderët e Bosnje e Hercegovinës për reformën elektorale dhe kushtetuese të cilat duhet të jenë prioritete. Propozimi për dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën, sipas KE-së, është për popullin e e këtij vendi, por që bëhet edhe në këmbim të pritjeve të larta. “Në presim që Bosnja të fokusohet në reformat Evropiane”, tha Oliver Varhelyi. Ai tha se Komisioni Evropian është gati të jetë partner i saj. “14 pikat e prioriteteve nuk ndryshohen dhe nuk janë të negociuese”.
Maqedonia e Veriut
Oliver Varhelyi deklaroi se ky vend ka pritur gjatë për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Ai tha se ky vend ka shprehur përkushtim për reforma. “Por vendi duhet të shpejtojë për zbatim te reformave”. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, përfshirë edhe reformat në administratë. Megjithatë, KE-ja deklaroi se ky vend ka bërë progres në disa segmente.
Shqipëria
Vendi ka bërë progres të mirë dhe ka arritur rezultate. Vettingu dhe reforma në drejtësi janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar përkushtim për rend e ligj, e luftë kundër korrupsionit. Shqipëria ka vendosur politikat e saj në përputhje me BE-në edhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe ka përdorur prezencën e saj në Këshillit të Sigurimit të OKB-së sa i përket kësaj çështjeje.
Mali i Zi
Rendi e ligji mbesin detyra për këtë vend. Që të arrijë, ajo duhet të intensifikojë luftën kundër krimit e korrupsionit. E kemi thënë të njëjtën edhe vitin e kaluar, por disa reforma kyçe mbesin, mbesin shqetësim. Përkushtimi politik, konsensusi dhe një administratë funksionale mbesin fondamentale. Mali i Zi ka demonstruar se është partner i BE-së sepse ka harmonizuar politikën e saj sa i përket luftës në Ukrainë.
Kosova
Kosova ka pasur një stabilitet politik përgjatë këtij viti. Autoritetet kanë vazhduar të shprehin përkushtimin për integrimin në rrugën evropiane. Ne jemi në dijeni se Kosova ka bërë përpjekje për forcim të demokracisë dhe rendin e ligjin, dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit. Punë janë kryer duke garantuar stabilitet në disa fusha përfshirë edhe tranzicionin në energjinë e pastër dhe inovacion. Në vitet që vijmë dëshirojmë të shohim përshpejtim të reformave të Kosovës në përputhje me agjendën e BE-së. Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian vazhdon t’i qëndrojë prapa rekomandimit të korrikut 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret. Propozimi është ende në pritje në Këshill. Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Oliver Varhelyi tha se KE-ja ka nevojë të shohë përfshirjen e Kosovës në mënyrë konstruktive ashtu siç ka nevojë që edhe Beogradi ta bëjë të njëjtën gjë.
Serbia
Po punojnë në reforma. Serbia duhet të adoptojë ndryshimet kushtetuese dhe atë është duke e bërë, e që dalin nga referendumi i mbajtur për ndryshime kushtetuese. Oliver Varhelyi tha se janë njohur me luftën e Serbisë ndaj korrupsionit, por duhet të bëjë më shumë edhe në lirinë e shprehjes. Serbia mbetet një partner shumë i rëndësishëm i BE-së. Ne duhet të llogarisim Serbinë si aleat të BE-së dhe të sinqertë. Sa i përket gjeopolitikës, Serbia duhet të vendos politikan e saj sipas asaj të BE-së, sa i përket luftës në Ukrainë, përfshirë deklarimin dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Turqia
Dialogu dhe bashkëpunimi ka vazhduar me Turqinë në disa fusha me interes të përbashkët. Megjithatë, marrëdhëniet e përgjithshme të BE-së me Turqinë mbesin komplekse. Të drejtat e njeriut, pavarësia e gjyqësorit dhe bisedimet për anëtarësim mbesin në fazën e njëjtë. Tensionet e saj me disa vende të BE janë rritur në vitin 2022. Komisioni shpreh shqetësim për këtë dhe thërret Ankaranë që të respektojë sovranitetin e vendeve anëtare.
Varhelyi: Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së
Në fillim të fjalës së tij, Varhelyi deklaroi në pika të shkurtra, zhvillimet e fundit të BE-së në raport me vendet kandidate, përgjatë vitit të fundit.
Ai rikujtoi se pas fillimit të luftës mes Rusisë ndaj Ukrainës, kjo e fundit së bashku me Gjeorgjinë e Moldavinë, kanë aplikuar për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Varhelyi rikujtoi se Ukrainës dhe Moldavisë u është dhënë ky status, ashtu si edhe Gjeorgjisë që do t’i jepet së shpejti.
Ai gjithashtu deklaroi se kanë filluar edhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së dhe gjashtë vendet e këtij rajoni, duhet të bëhen pjesë e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.
Varhelyi deklaroi se Paketa e Zgjerimit të BE-së përfshinë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë.
“E nga viti i ardhëm, do të përfshijë edhe Ukrainën, Gjeorgjinë e Moldavinë”.
“Raportet tona ofrojnë udhërrëfyes të qartë dhe janë realë dhe tregojnë se si të ecet përpara”.
Ai tha se kriza energjetike është sfidë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pasi paraqiti në pika të shkurtra investimet e BE-së në forma të ndryshme në rajon, përmes grandeve në infrastrukturë dhe ekonomi, Varhelyi paraqiti situatën për secilin vend. Lajmi në plotësim...

Komisioni Evropian publikon Paketën e Zgjerimit
Komisioni Evropian publikon Pakon e Zgjërimit për vendet kandidate dhe aspiruese për antarësim në BE.
Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022 bëhet nga Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Prezantimi do të bëhet në Komisionin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel.
Lajmi në plotësim...























