20:06 / 12.10.2022
Cerezo i palëkundur në mbështetjen për Simeonen
Uran Krasniqi/RTKLive
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo mbetet i palëkundur në mbështetjen e tij për trajnerin Diego Simeone.
Atletico aktualisht gjendet vetëm në vendin e katërt në La Liga, derisa as në Champions League nuk ka pasur performansë më të mirë. Të gjitha këto kanë ndikuar që të mendohet për atë se Simeone mund të lëvizë nga klubi.
Por i pari i klubit ka mendim tjetër.
"Nuk e shoh fundin e kohës së tij. Besimi që ka nga skuadra dhe nga ne i mjafton që të mos mendojë se duhet të largohet vetëm pse ashtu thonë gazetarët. Shpresoj Cholo do të jetë trajneri ynë për një kohë të gjatë", ka thënë ai. “Të gjitha sezonet nuk janë njësoj, ai ka pasur me ne dhjetë sezone të mrekullueshme".























