Aksident në rrugën Gjakovë-Deçan, gjashtë person të lënduar
BKT
Lajme

Aksident në rrugën Gjakovë-Deçan, gjashtë person të lënduar

RTKlive

Gjashtë persona janë lënduar një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Gjakovë – Deçan.

Sipas njoftimit të policisë, të lënduarit pas kontrolleve mjekësore, janë liruar në shtëpi.  

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë  në Gjakovë, Sherehmet Elezaj. Sipas këtij të fundit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën Gjakovë-Deçan, në fshatin Dujakë.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar nga spitali”, tha Elezaj, sipas të cilit, rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, raporton RTKLive.


MË SHUME NGA Lajme