Është mbyllur aplikimi për subvencionim të pajisjeve efiçiente|Video
Është mbyllur afati për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente të energjisë. Për 6 milionë eurot e Qeverisë së Kosovës, aplikuan 5992 qytetarë, mes tyre edhe qindra nga komunitetet joshumicë.
Kështu ka bërë të ditur Naim Zeqiri, ud i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë e Kosovës për efiçiencë të energjisë, i cili tha se interesimi i qytetarëve ka qenë mjaft i lartë. Ai ka treguar edhe numrin e aplikacioneve për secilën kategori të subvencioneve. "1300 i kemi për pompe termike, 2.656 për inverter (klimat). Për kaldaja me biomase- 816 aplikime dhe për stufa individuale janë 1.207". tha ai.
Prej aplikuesve, sipas tij 5872 janë shqiptarë, 10 janë serbë, boshnjakë 29, goranë 5, romë 13, turq 35 dhe 12 aplikues janë nga komuniteti shkali.
" I sigurojmë të gjithë aplikantët, që kanë aplikuar në këto dy faza, që të jenë të kualifikuar për subvencinim... Ndërkohë është duke u diskutuar edhe për masat tjera të efiçiencës, për shkak se kemi shume shqetësime për rritje të çmimeve në treg te lëndëve djegëse", tha Zeiqri.
RTK ka ditë që ke a përcjellë procesin e masave për të parë nëse ka rritje të çmimeve edhe të pajisjeve të subvencionuara. Në shumë pika të shitjes kishte rritje në raport me vitin paraprak.
E lidhur më këtë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me inspektorët e tregut komunalë, kanë inspektuar disa operatorë ekonomikë me qëllim të verifikimit nëse ka pasur manipulime dhe ngritje të çmimeve të pajisjeve, të cilat do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e Ekonomisë. RTK ka kërkuar edhe detaje tjera në lidhje më këto inspektime nga kjo ministri por nuk janë përgjigjur.























